Gjykata lë në burg pastruesen dhe djalin e saj/ Vodhën 500 mijë euro në disa banesa

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Rozeta dhe Havier Dodin, nënë e bir të cilët vodhën 500 mijë euro në total së bashku me sende me vlerë.

Nënë e bir u zbuluan pas denoncimit të Alda Klosit, zyrtare e lartë e kryeministrisë për shifrën 120 mijë euro. Pas denoncimit, edhe Klosi është vënë nën hetim nëse i ka të deklaruara ose jo paratë.

Rozeta Dobi punonte si pastruese në “Rrugën e Kosovarëve”, por në bashkëpunim me djalin e saj, Havier Dobin 23-vjeç grabiste shtëpitë ku punonte. Personi që e denoncoi ishte Alda Klosi, ish-zyrtare në kabinetin kryeministrisë, e cila pretendon se Dobi i kishte vjedhur 120 mijë euro.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *