Gjykata e Tiranës ka njohur këtë të mërkurë, vendimin për Ilir Pajën i dënuar më herët për vrasje, marrëdhënie seksuale me të mitura e armëmbajtje pa leje. Gjykata ka vendosur dënimin përfundimtar me 24 vite e 8 muaj e 20 ditë burgim, duke e zbritur me 4 muaj e 26 ditë dënimin.
Paja rezulton i dënuar në Itali për veprën penale të vrasjes në bashkëpunim, ku dhe ka marrë një dënim prej 24-vitesh. 49-vjeçari njihet ndryshe me nofkën “Ufo”, për aftësinë e tij për të “avulluar” papritur nga burgjet ose kudo që ndodhej i ndaluar.