Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka cilësuar të turpshëm vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila pranoi ankimin e Enkelejd Alibeajt, kundër vendimit që njeh statutin e PD, të dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se ky është një rast unik në jurisprudencë dhe precedent i rrezikshëm.
Reagimi:
“Vendimi i gjykatës Tiranë për të legjitimuar një ankim të një personi që nuk është palë në një sallë gjyqi, është TURP juridik!
Rast unik në jurisprudencë dhe precedent i rrezikshëm.
Më vjen keq dhe, përtej respektit që kam për gjyqtaren, por shoh që parimet e gjykimit të rregullt kanë rënë. Ky është vendim i marrë nën presion të jashtëzakonshëm.
Tani mund të legjitimohet çdo pushtetar e diplomat, njësoj si çdo bandit që i bën presion gjykatës dhe mund të mbajë peng të drejtën e kujtdo.
Turp e faqja e zezë!
Them turp sepse fatin e asnjë partie nuk e cakton dot gjykata!
Le ta bëjnë dhëmbin sa Kimi po të duan, por ky është realiteti!
Të fala reformës dhe drejtësisë së pavarur!”,shkruan Manjani /Priza.al