Gjykata refuzon lirimin nga burgu të kunatit dhe shoferit të Rezart Taçit

Gjykata refuzon lirimin e shoferit dhe kunatit te ish-bosit të naftës Rezar Taci.

Artur Balla dhe Bledar Lilo kishin bërë kerkese për zevendesim mase, por gjykata i la në burg.

Rezart Taçi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, i akuzuar për përfshirje në një operacion financiar për fshehjen e 18 milionë eurove nga konfiskimi në Itali dhe pastrimin e tyre, në bashkëpunim me shtetas italianë të dyshuar për lidhje me mafian.

Ndërkohë, kunati i Rezart Taçit, Artur Balla, është një prej personave që u arrestua me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se është i përfshirë në një skemë të pastrimit të parave.

Nga ana tjeter Bledar Lilo është një nga personat më të besuar të ish-bosit të naftës Rezart Taçi, njëkohësisht shoferi edhe truproja e tij.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *