Gjykata Administrative ka pezulluar nga detyra dy prokurorët e SPAK, duke shpallur të pavlefshëm vendimin e emërimit të tyre nga KLP.
Mësohet se prokurorët e pezulluar nga detyra janë Alfred Shehu dhe Elvin Gogaj.
Vendimi është dhënë pas ankimimit të bërë nga prokurorja Sonika Muhametaj, e cila pretendon në lidhje me mënyrën se si ishte bërë renditja e fituesve. Ish-prokurorja ka kërkuar ndërhyrjen e gjykatës që të zhbënte vendimin e KLP-së që e kishte renditur atë të tretën në garë. Sipas Muhametajt prokurorët duhet të kishin dhënë dorëheqjen.
Muhametaj këmbëngulte se i ka pasur nën hetim ata apo të afërmit e tyre. Duke u krahasuar me kolegët Shehu dhe Gokaj ajo kujtonte jo vetëm volumin e dosjeve që ka hetuar, por edhe parametrat që kërkohen për t’u ngritur në karrierë në SPAK.
Madje prokurorja akuzonte KLP-në se ishte në kufijtë e shpërdorimit të detyrës.