Gjykata e Lezhës ka vendosur sot sekuestrimin e një hoteli dhe restoranti në Ishull- Lezhë. Bëhet fjalë për hotelin “Diella”, i cili rezulton në pronësi të shtetasit Ndue Pal Loshi.
Vendimi për sekuestrimin është marrë pasi objekti rezulton pa leje ndërtimi të rregullt. Gjykata vendosi që leja e ndërtimit është dhënë në kundërshtim me ligjin pasi toka ku është ndërtuar është tokë shtet dhe në zonë të mbrojtur.
Sekuestrimi vjen pas denoncimit të rastit nga shtetasit Ardian Milka.