GJKKO urdhëron SPAK plotësimin e hetimeve lidhur me dosjen për të cilën janë të pandehur ish kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe 10 të tjerë.
GJKKO i kërkoi sot SPAK të realizohet akt ekspertimi për shëtitoren të cilës pretendon se iu rrit vlera me dhjetëfish duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.