Ambasada Amerikane ka dërguar përfaqësueset e saj në gjyqin për vulën e Partisë Demokratike. Përkthyesja zyrtare e ambasadës dhe një tjetër përfaqësuese janë fotografuar në oborrin e Gjykatës së Apelit.
Në sallë janë përfaqësuesit ligjorë të dy grupime brenda PD-së dhe trupa gjykuese.
Në Gjykatën e Apelit janë vendosur edhe masa të shumta sigurie.
Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri që i dha vulën e selinë blu Berishës do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.