Ish- kryeministri, Sali Berisha ka folur sot për procesin gjyqësor në Francë ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken lidhur me shpalljen non grata.
Berisha tha se në atë shqyrtimi gjyqësor ka dy faktorë që janë kundër këtij procesi. Sipas këtij të fundit ato lidhen me faktin se as Berisha dhe as Blinken nuk janë shtetas francezë dhe as shtetas të BE-së.
“Gjyqin në francë po e ndjek me shumë angazhim avokati im që i kam dhënë besimin e plotë. Por ka faktorë pro dhe kundër meje. Kundër meje është fakti se as unë dhe as sekretari i shtetit nuk jemi shtetas francezë, por tani mund të them edhe diçka më shumë se nuk jemi shtetas të BE-së. nuk është në favor edhe fakti që Sekretari i Shtetit është personalitet me imunitet.
Në favor timin janë dy faktorë: në një parim ndërkombëtar shpifja dënohet aty ku del. Edhe në Shqipëri mund të dënohej. Po imagjinoni ju të hapësh gjyq në Shqipëri. Së dyti vërtetë Sekretari i Shtetit është njeri me imunitet, por shpifja në themel nuk hyn në veprimtaritë zyrtare”, tha ai.