Ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla do të jetë objekt shqyrtimi në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, nga një trupë e posaçme gjyqtarësh.
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar trupën gjykuese që do të marrë në dorë çështjen e ish-kryeprokurorit Llalla, që për herë të parë në historinë 30-vjeçare të demokracisë përballet me ligjin si i pandehur.
Gjyqtarja Nertina Kosova do të jetë si kryesuese apo relatore, kurse Saida Dollani dhe Dhimitër Lala, janë anëtarët e tjerë që do e gjykojnë.
Në shkallë të parë, Llalla u dënua me 2 vite burg dhe disa pasuri të tija iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë.
4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Po ashtu Llalla u dënua që për 5 vite mos kryejë asnjë funksion publik.
Ai e ankimoi këtë vendim dhe tashmë pritet vendimi i Apelit.
/Priza.al/