Gjyqi ndaj Salih Mustafës në Hagë, flet sërish sot dëshmitari i katërt

Ka nisur sot në orën 9:30 në Dhomat e Specializuara në Hagë, vazhdimi i dëgjimit të dëshmitarit të katërt në gjyqin kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, i cili ka filluar dëshminë që në 12 tetor.

Dëshmitari i katërt, i cili mban kodin Ë03594, ka deklaruar se është dërguar në një objekt mbajtjeje në Zllashë nga dy persona me maska ku, sipas tij, është trajtuar në mënyrë çnjerëzore.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me akuzën se ka kryer krime lufte. Kundër tij janë ngritur akuza mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale dhe përgjegjësisë penale si epror për katër krime lufte: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Në paraqitjen para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *