Djali i Kadri Veselit, Klestori ka falenderuar shqiptarët për përkrahjen që i dhanë ish-krerëve të UÇK-së në marshin në Prishtinë dhe atë në Hagë.
Ai ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto teksa falenderon dhe takon qytetarët që protestuan para Gjykatës Speciale.
“Faleminderit të gjithë shqiptarëve që masivisht u solidarizuan me prindërit tanë, si dje në Prishtinë, ashtu dhe sot në Hagë! Malli për babain lehtësohet nga krenaria për të kur e shohim një përkrahje kaq të madhe. Krenar me UÇK-në. Faleminderit të gjithëve! Zoti qoftë me ju” – ka shkruar ai.