Gjyqi në Hagë/ Ekipit të avokatëve të Thaçit i shtohet ish-zyrtari amerikan

 

Mbrojtja e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në paraburgimin e Hagës, është përforcuar së fundmi me një figurë të fuqishme në përbërjen e saj.

Joe Reeder nga tani do të jetë bashkëpunëtor i ekipit të udhëheqhur nga avokatët Gregory Keohe e Luka Misetiç.

Joe Robert Reeder (lindur më 28 nëntor 1947) është një avokat amerikan i cili shërbeu si Nënsekretar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga 1993 deri në 1997.

Ndërkohë ditën e sotme vazhdojnë dëshmitë kundër Thaçit dhe ish drejtuesve të UÇK-së të akuzuar për krime lufte.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *