Në orën 15:00 ka nisur seanca e radhës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Raportohet se në procesin ndaj Belerit kanë mbërritur kreu i PBDNJ Vangjel Dule si edhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri Konstantina Kamitsi.
Kjo nuk është hera e parë që diplomatja greke ndjek nga afër procesin ndaj Belerit.
Kujtojmë që seanca e kaluar është shoqëruar me debate. Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Vetë Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik.