Gjyqi për statutin e PD-së, Enkelejd Alibeaj tërheq ankimimin në gjykatë

Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka tërhequr ankimimin për statutin e Partisë Demokratike.

Alibeaj kishte kërkuar që vendimet e dy kuvendeve të 17 korrikut dhe të 18 dhjetorit në vitin 2021 të bashkohen. Lajmin e bëri me dije në një deklaratë për mediat përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa

“Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqësore që pritet të fillojë pas pak Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj çështje”, tha Sefa.

Apelit pritet të shqyrtojë sot ankimimin e Partisë Demokratike, kundër vendimit të marrë nga gjykata më 18 mars 2022, kur regjistroi ndryshimet statutore të Kuvendit të PD-së të 17 korrikut 2021. Ky ankim do të shqyrtohet nga trupa gjykuese e përbërë nga Irida Kacerja, Sirela Tore, Genti Shala dhe Mona Muçi si anëtare.

Më 11 dhjetor Berisha mblodhi Kuvendin e tij dhe miratoi ndryshime statutore, ku ngriti të ashtuquajturin Komisioni i Rithemelimit. Statuti u regjistruar nga gjykata e Shkallës së Parë, por Enkelejd Alibeaj ju drejtua Apelit dhe aty do thuhet fjala e fundit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *