Deputetja demokratike Rudina Hajdari në një deklaratë përpara hyrjes së Gjykatës e Apelit, aty ku do të meret vendimi për e vulën e PD, tha se ajo që është duke ndodhur është e paprecedentë. Hajdari theksoi se kryetarin e opozitës e zgjedh populli dhe jo gjykata.
“Ajo që po ndodh është e paprecedentë. I kujtoj gjykatës , shoqërisë që ky është një problem që na përket të gjithë. Gjykata nuk mund të mohojë të drejtën. PD nuk mund të trajtohet si pronë private, s’mund të vendoset nga një trup gjykues nëse kjo i përket zoti Berisha apo jo. E inkurajoj gjykatën që ta shoh këtë vendim. Po e them dhe si nënë, jam e shqetësuar. jam këtu për t’i kujtuar gjykatës, se gjithë procesi është falsitet. PD nuk mund të trajtohet si pronë private. Do e inkurajoja gjykatën që mos të harrojë drejtësinë, dhe të prevalojë shumicën. Shumica është vullneti përmes votës. E vendosin anëtarët e PD të ardhmen e kësaj partie. Parimi po thuhet, dhe dua t’ua rikujtoj gjykatës. Jam këtu si gardiane e këtij parimi, pasi jam e bija e Azem Hajdarit, që dha jetën për këto parime. Ndaj i bëj thirrje gjykatës që të kenë parasysh që partitë dhe kryetarët e tyre zgjidhen si proces i votës së lirë dhe jo përmes gjyqeve” – tha deputetja.
Gjykata do të vendosë sot mbi ankimimin e Alibeajt që kërkon rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit të 11 dhjetorit si legjitim.