Gjyqi për Xhuvanin/ Mosprezenca e Paplekaj shtyn seancën, avokati: Policia nuk ka fuqi ta shoqërojë

Seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekës, dy ish-drejtorëve të policisë Nikollaq  Palla, Albert Nushi dhe 6 efektivëve të policisë ”Shqiponja” ka dështuar sërish.

Burime për median bëjnë me dije se seanca është shtyrë sërish, pasi Papleaj nuk ka qenë i pranishëm në sallë.

Mësohet se Paplekaj nuk është shoqëruar në seancë nga policia e burgjeve, pasi sipas avokatit të tij Marash Nartinaj ky institucion nuk ka kapacitet për ta shoqëruar Paplekajn në sallë.

“Jo s’kemi një arsye tonën. Është një arsye që nuk varet nga ne. Trupa e shoqërimit nuk e ka shoqëruar Paplekajn sot në seancë. Ai donte të ishte. Sipas tyre në e-mail, në njoftimin për gjykatën kështu ishte”, u tha avokati i tij gazetarëve në një prononcim pas gjyqit ku u pyet për arsyen e dhënë nga Policia e Burgjeve”, tha ai.

Pritet që seanca të mbahet ditën e premte, 30 shtator.

Kujtojmë se Paplekaj dhe 8 personat e tjerë akuzohen për vrasjen e Pjerin Xhuvanit i cili mbeti i vrarë pas një përplasje me armë ku u përfshinë disa persona gjatë fushatës zgjedhore.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *