Gjyqtarët u kërcënuan me jetë, ja kush do të drejtonte ndeshjen e sotme

Një vendim i rëndë i “xhaketave të zeza”, ashtu si edhe komunikata e FSHF-së, që ka shpjeguar se një natë më parë gjyqtarët e Kastriotit-Bylis, kishin marrë gjithashtu kërcënime.

Ndaj ishte vendosur anulimi i ndeshjes në fjalë deri në një vendim të mëvonshëm.

Mësohet se gjyqtari i cili ishte caktuar sot që të gjykonte këtë finale të mirëfilltë për mbijetesën mes dy skuadrave që mbajnë vendet e fundit në renditje, ishte një ndërkombëtar.

Duke pasur parasysh rëndësinë e ndeshjes, FSHF kishte caktuar Juxhin Xhajën si kryesor për të mbajtur drejtësi në këtë duel.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *