Gjyqtarja e Tiranës, Rexhina Merlika u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 13 mars 2023, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pasaktë për pasurinë, si dhe kishte mungesë burimesh financiare për mbulimin e një pjese të çmimit të një apartamenti e një garazhi në Tiranë. Ndërkohë, u vlerësua si kishte arritur nivel të besueshëm për pastërtinë e figurës dhe nivel minimal kualifikues për profesionalizmin.
Vendimi për shkarkimin e Merlikës u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Roland Ilian dhe anëtare Pamela Qirkon.
Rexhina Merlika e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 si prokurore dhe u emërua kryetare e Gjykatës së Krujës në vitin 1993. Prej vitit 2013 dhe deri në shkarkimin na detyra, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Komisioni konstaton mospërputhje në lidhje me sipërfaqen dhe çmimin e një apartamenti dhe garazhi në Tiranë të pasqyruar nga kontratën e porosisë dhe atë të shitblerjes. Kjo, pasi në kontratën e porosisë të vitit 2008 figuron apartament me sipërfaqe 115.29 m2 dhe një vend parkimi automjeti në shumën totale rreth 172 mijë euro, ndërsa në në kontratën e shitblerjes apartamenti rezulton me sipërfaqe e banesës 105.13 m2 dhe çmimi total i dy pasurive në vlerën 145 mijë euro.