Kiara Tito ka publikuar një video me gjyshen e saj në rrjete sociale, ku kjo e fundit shprehet se Luizi dhe Kiara do të jenë çift gjithë jetën.
Nga ana tjetër moderatorja i kërkon të mos shqetësohet se çfarë thonë të tjerët. Nëna Leta shton se sipas saj banorët e “Big Brother VIP” duhet të ishin larguar nga formati që mbrëmjen e djeshme.
Biseda mes tyre:
Nëna Leta: Ty dhe Luizin çift gjithë jetën.
Kiara Tito: Mos u mërzit o Leta se kështu e kanë njerëzit.
Nëna Leta: Moj e kanë po ta dinë se kush je ti, Kiara Tito.
Kiara Tito: O të keqen, nëna ime më e bukura në botë.
Nëna Leta: Unë të jem si këta nuk rri për Zotin.
Kiara Tito: Pse?
Nëna Leta: Po ça do marrin më, ça do fitojnë këta këtu? Unë kisha ikur tani, kisha ikur që mbrëmë.