‘Gjysma e administratës nuk e votoi PS-në’!/ ‘Shpërthen’ në kritika Erion Braçe: Ministrat nuk rrinë në punë. Të hapin krahun ata që…

Jo të gjithë socialistët janë të kënaqur me qeverisjen e PS-së, por më tepër me punën e qeverisë dhe administratës. I njohur për oponencat e tij, më tepër nga rrjetet sociale, kundër familjes socialiste por edhe kundër qeverisë, deputeti Erion Braçe, ka zgjedhur sot komisionet parlamentare për të folur hapur.

Deputeti socialist Braçe, “shpërtheu” me tone të ashpra sot gjatë Komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Ai u shpreh se sipas tij, gjysma e administratës publike nuk e ka votuar Partinë Socialiste në zgjedhje.

Ai shtoi se, sa herë që ka shkuar nëpër ministri, nuk ka gjetur aty asnjë prej ministrave, duke thënë se, nëse ka person që nuk kryen dot punën e tij, të hapë krahun.

Teksa flitej për projektligjin “për bashkëqeverisjen”, Braçe tha se, duhet të nisë puna me shërbimin e qytetarët dhe kushdo që nuk bën dot të mundur funksionimin e institucioneve, “të hapë krahun”. Deputeti përmendi edhe një foto ku sipas tij duket qartë se asnjë nuk bën detyrën.

‘Shërthen’ Braçe: Administrata nuk votoi PS, ministrat nuk rrinë në punë

Braçe: Në atë parti kam gati 29 vite. Streuktura e patronazhimit ka qenë permanent nga mëngjesi deri në darkë. Organizatat e partisë janë të tilla që nuk i përgjigjen numrit të votuesve për çdo qendër votimi dhe për këtë arsye, nuk është sekret organizativ, numri i votuesve përkthehet kundrejt njerëzve simpatizantë të PS, anëtarë të PS që bëjnë punë politike dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë. E di sa janë ata?

Ndërhyn Spaho….

Braçe: Mondi, ka mundësi ta mbaroj unë? Do më lësh të flas të lutem, merreni ju fjalën më pas. Po flas për një strukturë partie, nuk e di, nuk e kam bërë dot, nuk e bëra dot 2 vite e gjysmë të gjeja sa anëtarë të PD punonin në kryeministri dhe bënin punë partisë a mbaronte orari i punës.

Nëse ligji lejon këdo që të bëjë çfarë të dojë përtej orarit zyrtar, nuk mund të themi këtu vutë në lëvizje administratën publike. Do ta them troç? Nga analiza që unë bëj, po ju them që më shumë se gjysma e administratës publike nuk ka votuar për PS në nivel qendror dhe vendor. Kjo gjë nuk ka lidhje me agjencinë fare. Do ju lutesha shumë të çliroheni nga kjo pjesë se nuk ka lidhje fare.

Ajo agjenci, 2 vite e gjysmë nuk ka mjaftuar sepse fillon këtu. Nëse ministri, zv.ministri nuk e fillojnë ditën e punës me shërbimin për qytetarët, nuk fillon puna. Sa herë kemi vajtur dhe nuk kemi gjetur ministra në punë. Kemi shkuar për të kontrolluar marrjen e përgjigjes institucion me institucion dhe u detyruan të vendosnin tabela për të kontrolluar fluksin e ankesave. Thelbi nuk është funksionimi i agjencisë, por i institucioneve.

Ma lejoni ta them, kemi hyrë në vitin e 9-të, që të kemi vështirësi në funksionimin e institucioneve dhe të ndërtojmë instrumente, më duket para e shpenzuar kot. Nëse nuk bëjmë dot institucionet për të funksionuar, të hapin krahun të gjithë. Nëse ka agjenci që nuk i përgjigjen qytetarët për 1001 arsye, të hapin krahun, të ikin të largohen. Kam parë një foto, kaladibrançe institucionesh ku asnjë nuk bën detyrën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *