Një studim i ri i kryer nga ekspertët e mjedisit, zbuloi se më shumë se gjysma e liqeneve dhe rezervuarve të mëdhenj në botë janë tkurrur që nga fillimi i viteve 1990. Kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të ndryshimeve klimatike.
Një ekip studiuesish ndërkombëtarë raportojnë se disa nga burimet më të rëndësishme të ujërave të ëmbla në botë, nga Deti Kaspik midis Evropës dhe Azisë deri në liqenin Titicaca të Amerikës së Jugut humbën ujë në një shkallë kumulative prej rreth 22 gigaton në vit për gati tre dekada.
Studimi i botuar në revistën ‘Science’ zbuloi se përdorimi pa kufi i ujit nga njerëzit filloi të tkurrë liqenet si, Aral në Azinë Qendrore dhe Deti i Vdekur në Lindjen e Mesme, ndërsa liqenet në Afganistan, Egjipt dhe Mongoli u goditën nga temperaturat e larta, shkruajnë mediat e huaja.
Raporti u bazua në të dhënat e imazheve satelitore të mbledhura midis viteve 1992 dhe 2020.