Ditën e sotme u kualifikuan për në gjysmëfinalet e kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe Egnatia, pas Tiranës dhe Teutës një ditë më parë.
Në sfidën e kthimit me Partizanin, Vllaznia humbi me rezultatin 1-0. Të kuqtë shënuar me Mensah. Por skuadra e Josës kaloi më tej pasi kishte fituar 3-1 në ndeshjen e parë në Shkodër.
Sakaq, Egnatia shkon në gjysmëfinalet e kupës së Shqipërisë në një arritje historike. Është hera e parë që kjo skuadër arrin në këtë nivel të garës. Klubi nga Rrogozhina fitoi 3-0 ndeshjen e kthimit me Laçin. Egnatia renditet në vendin e tretë në kampionat, që i siguron pjesëmarrjen ne Conference League.
Shorti për përballjet në gjysmëfinale do të hidhet javën e ardhshme.