Gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve/ Italia publikon listën e lojtarëve

Kombëtarja e Italisë do ta ketë një ndeshje shumë të rëndësishme në muajin tetor.

Kampioni në fuqi i Evropës do të përballet në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve me Spanjën.

Do të jetë një ‘reprizë’ e gjysmëfinales së Euro 2020, ku Azzurët triumfuan me penallti 4-2, pasi koha e rregullt kishte përfunduar 1-1.

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka publikuar listën me 23 futbollistë të ftuar për këtë takim shumë të rëndësishëm.

Të gjithë lojtarët e ftuar kanë luajtur edhe në Euro 2020, vetëm se në listë tani është bashkuar edhe kapiteni i Romës, njëherit mesfushori më në formë i Italisë, Lorenzo Pellegrini i cili ishte i lënduar gjatë evropianit.

Ndryshimi tjetër është edhe ai i Raspadorit, me sulmuesin e Sassuolos që nuk ishte në evropian.

Lista e plotë:

Portierët: Donnarumma, Sirigu, Meret

Mbrojtësit: Acerbi, Bastoni, Bonucci, Chiellini, Di Lorenzo, Emerson, Toloi.

Mesfushorët: Barella, Cristante, Jorginho, Locatelli, Pellegrini, Pessina, Verratti.

Sulmuesit: Berardi, Bernardeschi, Chiesa, Immobile, Insigne, Raspadori.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *