Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka firmosur ndryshimin e shefave të Komisariateve të qarkut të Tiranës.
Burimet konfirmuan se Julian Qyta është emëruar Shef i Seksionit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë.
Ndërkohë që Nano ka vendosur që Bujar Mehmeti të drejtojë Komisariatin nr. 1 në Tiranë, Edmond Pjetri është caktuar në Komisariatin nr. 2, Altin Lila do drejtojë Komisariatin nr. 3!
Po ashtu Petrit Halo është caktuar si shef i Komisariatit nr. 4, Oliger Torba tek Komisariati nr.5, Sali Skura do drejtojë Komisariatin e Shijakut si dhe Emiljano Pashaj është caktuar në Komisariatin Kavajës.
Lëvizje në policinë e shtetit, ndryshohen shefat e komisariateve
Ndryshimet:
- Bujar Mehmeti – Komisariati nr. 1
- Edmond Pjetri – Komisariati nr. 2
- Altin Lila – Komisariati nr. 3
- Petrit Halo – Komisariati nr. 4
- Oliger Torba – Komisariati nr. 5
- Sali Skura – Komisariati Shijak
- Emiljano Pashaj – Komisariati Kavajë
- Agim Hoxha – Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
- Edmond Meshini – Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
- Julian Qyta – Shef i Seksionit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë
/Priza.al/