Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në ceremoninë e prezantimit të drejtori të ri të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i shprehu mirënjohje dhe vlerësime Ardi Veliut, i cili dha dorëheqje nga kjo detyrë.
Çuçi theksoi se Veliu përgjatë këtyre viteve e çoi nivelin e Policisë në një tjetër dimension duke rritur besimin e qytetarëve te kjo organizatë. Mes të tjerash ai theksoi se drejtori i ri do të ketë një sfidë të madhe përpara, për shkak të niveleve ku ka arritur performanca e policisë së Shtetit.
“Sot është një ditë e veçantë që ndoshta janë si gurë kilometrikë për punën e një prej organizatave më të vjetra të shteteve. Siç e tha dhe drejtor Ardi që historia nuk nis me një drejtor dhe mbaron me një drejtor, por unë me bindje të plotë them që Ard Veliu gjatë katër viteve të mandatit të tij, padiskutim e ka çuar policinë e Shtetit në nivelet më të mira që ajo ka pasur në 30 vitet e tranzicionit. Këtu ndajmë të njëjtin mendim të gjithë bashkë. Dikush mund të ketë rezerva, por përpara fakteve kokëforte të gjithë duhet të pranojmë që Policia e Shtetit është një organizatë me dinjitet dhe tërësisht e barabartë me partnerët tanë. Policia e Shtetit ka sot besueshmërinë më të lartë që ka pasur në 30 vitet e tranzicionit. Në 2013-ën nga një sondazh i bërë, e gjetëm me 35% të besueshmërinë, ndërsa sot që Ardi lë stafetën e kemi në 65% besueshmërinë. Për mos të folur për statistikat e krimit dhe vrasjeve, në luftën kundër kultivimit të kanabisit apo trafiqeve të ndryshme, e kështu me radhë, në çdo sektor dhe statistikë, Policia e Shtetit sot është superiore ndaj vetes së vetë.
Një nga kontribuuesit e këtyre rezultateve është dhe drejtor Veliut, të cilin e falënderoj për bashkëpunim. Përkushtimi si ka munguar në asnjëherë. Ardi ka shumë ende për t’i dhënë Shqipërisë dhe besoj që edhe në detyra të tjera po kaq të rëndësishme ku do të vazhdojë rrugëtimin për t’i shërbyer publikut dhe atdheut, do t’i kryejë me nder dhe përkushtim. Sot kalojmë stafetën dhe fillojmë një rrugëtim të ri me një oficer të ri të karrierës. Dua ta them që në fillim që zoti Gledis Nano do e ketë të vështirë sfidën, edhe për shkak të niveleve ku ka arrit performanca e policisë së Shtetit. Përveç konsideratave që kemi për Gledisin si oficer dhe si shërbyes i profesionistëve të lartë, fjalët e tjera do ia lemë kohës dhe punës që ai vetë do të demonstrojë gjatë ushtrimi të detyrës. I uroj punë të mbarë drejtorit të ri të Policisë së Shtetit dhe siç e tha dhe drejtor Ardi, asnjë drejtor policie s’mund të ketë sukses pa angazhimin e të gjithëve ju që jeni sot dhe punonjësve të policisë që shërbejnë në çdo cep të Shqipërisë!”, tha ministri.
Ardi Veliu ka dorëzuar sot detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Në fjalën e tij të lamtumirës në ceremoninë e prezantimit të drejtorit të ri, Gledis Nano, Veliu tha ndër të tjera se Policia e Shtetit është sot më mirë se dje.
Veliu falenderoi tre ministrat e Brendshëm me të cilët punoi, kryeministrin Rama për mbështetjen si dhe të gjithë punonjësit e policisë.
“Një detyrë shumë e rëndësishme dhe jam përpjekur që të bëj më të mirën e mundshme. Në 35 vite të mija nën Uniformë, duke filluar nga 14 vjec jam brumosur dhe edukuar që t’i shërbejë vendit tim dhe qytetarëve të vendit tim, çdo ditë të karrierës sime dhe të detyrës jam mbështetur në 3 shtylla kryesore që kanë qenë në vlerësimin tim, ndershmëria, përkushtimi dhe humanizmi. Sot Policia e Shtetit është më mirë se dje. Së bashku me ju përballuam sfidat e tërmetit që nga momentet e fundit, ishim të parët që dhamë ndihmën e parë dhe kryem këtë mision më së miri, kam një mirënjohje për të gjithë juve sepse së bashku menaxhuam qindra tubime që në momente të caktuara u shoqëruan me lëndime të 67 punonjësve të policisë, jeni ju kolegë që me mua arritëm të menaxhojmë periudhën e pandemisë, jam krenar që për punën e berë.
Falenderoj kryeministrin e vendit tim, Edi Rama që nga dita e parë deri te e fundit më ka mbështut që të bëjë këtë detyrë, 3 ish ministrat e brendshëm që arritëm ta sjellim Policinë në këto kushte ku jemi, Policia nuk fillon e as mbaron me mua, ju falenderojë për ndihmën që më keni dhënë, falënderoj bashkëshorten dhe 2 fmëijët që ma kanë bërë këtë detyrë më të lehtë, ju uroj sukses dhe drejtor Gledisit shumë fat”, tha Veliu.
Gledis Nano ka marrë zyrtarisht detyrën.
“Në këtë cast solemn, në shenjë nderimi, detyrimi dhe respekti për punoniësve të Policsë, në emër të Policisisë së Shteit, në nderin tim personal betohem që të mbaj me nder flamurin e Policisë së Shtetit”, tha Nano.
Ai ka prezantuar edhe shtyllat kryesore të punës së tij.
“Synojmë një policisë më të trajnuar, me mirëmenaxhim të burimeve njerëzore me meritokraci, ju garantoj se me angazhimin tim maksimal do e coj para punën e reformave të Policisë së Shtetit. Në ditën e parë të detyrës dua që t’i uroj çdo kolegu suksese, kërkoj angazhimin maksimal sipas betimit që kemi bërë”, tha ai.
/Priza.al/