Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano zhvillojë një takim me pjesëmarrjen e Drejtorisë Arsimore Tiranë, drejtorët e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Tiranës, presidentët e qeverive të nxënësve dhe oficerët e sigurisë në këto shkolla. Nano këshilloj nxënësit që të qendrojnë larg veseve dhe të mbajnë pranë librat. Sakaq kërkoj më tepër siguri kundrejt drogës alkoolit dhe kriminalitetit duke u tërhequr dhe “veshin” oficerve të sigurisë në këto institucione.
“Oficerët e sigurisë nuk janë roje të derës dhe portës janë aty si veshi dhe syri i Policisë së Shtetit. Disa nga shkollat e kanë etiketuar si të papranueshme. Nëse çdo kush do bëj punën e tij punët do ecin mirë. Angazhimi i Policisë së shtetit është që të jetë sa më pranë shkollave. Nëse një nxënës shkolle nëse përfshihet në një situatë të papëlqyeshme edhe jashtë ambienteve të shkollës ai përsëri mbetet një nxënës.
Sulmet kibernetike
Shfrytëzimi për fushata elektorale
Policia e shtetit ka një mesazh për të gjithë shkollat mësoni dhe vetëm mësoni mbani afër librin,” u shpreh Nano