Të gjithë e mbajmë mend miqësinë e ngushtë që Iliri dhe Sabiani patën së bashku brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Më pas, papritmas raporti i tyre miqësor u kris. Por mesa duket së fundmi, raporti i tyre është përmirësuar.
Iliri ka publikuar një video ku shfaqet teksa kërcen me vajzën e tij Emily, në festën e saj të ditëlindjes. Në këtë video kanë ardhur shumë urime, ku menjëherë vihet re komenti i Sabianit. “Shumë urime princeshës tënde, Zoti ta bekoftë”, shkruan Sabiani. Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe një përgjigje e Ilirit.
Në lidhje me raportin e shumëpërfolur me Sabianin, Iliri reagoi më herët duke thënë se ata nuk kanë më komunikim.
“Me Sabin nuk kemi raport, secili ka jetën e vetë, ndoshta kjo edhe përsa i përket edhe gjërave që u thanë dhe gjërave që u bënë. Nuk kemi komunikim… ka çudi dhe ka një lloj keqardhje sepse u transmetua një mesazh miqësie shumë i lartë dhe me shumë vlera, por ama kur fillon të abuzohet në miqësi kjo pastaj nuk është më miqësi”, tha Iliri.
Por mesa duket dy ish-banorët e “BBV” mund të rikthejnë sërish miqësinë e tyre si më parë.