Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri dy autorët të cilët sulmuan gazetarin, Elvis Hila dhe gruan e tij në janar të këtij viti janë vënë në pranga. 2 autorët, sulmuan në janar për shkak të detyrës gazetarin.
Gazetari mori fraktura në trup, për shkak të dhunës dhe u nis drejt spitalit së bashku me gruan, ku morën trajtimin e duhur mjekësor. Pas kësaj, bënë kallëzimin në polici.
“Faji” i vetëm i tij ishte se raportoi vetëm të vërtetën dhe përpara kësaj, ai u zotua se nuk do e ndalë asgjë. Në një lidhje telefonike nga Komisariati i Lezhës pas ngjarjes, Elvis Hila deklaroi se nuk do rreshtë së bëri detyrën e tij si gazetar, pavarësisht se e vërteta që ai përcjell, disa personave nuk iu pëlqen.
“Ia kam lënë në dorë drejtësisë, por kjo nuk më pengon në punën time që të them të vërtetën pavarësisht se disa segmenteve të caktuara nuk iu pëlqen”, tha Hila pas sulmit në janar 2023.