Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Bater e Madhe në njësinë administrative Mat.
Dy vëllezrit Ardit dhe Kristi Hysa janë goditur me mjete të ftohta, tip thikë, nga disa persona ende të pa identifikuar.
Vëllezërit kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit, e më pas janë dërguar me urgjencë me helikopter drejt spitalit të Traumës, ku kanë mbërritur dhe i janë nënshtruar operacionit.
Grupi hetimor dhe prokurori janë nisur drejt vendngjarjes, për të hetuar lidhur me detajet.