Goditet banda kriminale e drogës në Itali/ Arrestohen 11 trafikantë, mes tyre 6 shqiptarë

Antimafia italiane ka shkatërruar grupin e trafikantëve italo-shqiptarë që kishin spostuar mbjelljen e plantacioneve me kanabis nga Shqipëria në Itali, ku kontrollonin trafikun drogës në tre rajone italiane: Puglia, Sicilia e Basilicata.

Antimafia italiane me urdhër të Prokurorisë së Barit ka ekzekutuar sot 11 urdhër arreste me masë sigurie “arrest shtëpie” ndaj 5 shtetasve italianë e 6 shqiptarë të akuzuar për pjesëmarrje në organizim kriminal me aktivitet në prodhim e trafik lëndësh narkotike e armëmbajtje ilegale.

Operacioni “Zemra” çoi në sekuestrimin në Itali të dy plantacioneve të mbjella me marijuanë me rreth 8 mijë rrënjë kanabis, baraz me 1 tonë e gjysëm marijuanë që për autoritetet italiane do të mund të hidhnin në treg rreth 10 mijë doza drogë.

Transporti i drogës bëhej përmes korrierëve shqiptarë të identifikuar e banues në Basilicata e Sicilia e që përdornin dy automjete që lëviznin në stafetë me njëri-tjetrin.

Operacioni “Zemra” ka çuar në sekuestrimin e 113 kg marijuanë, 140 kg hashash, gjysëm kg kokainë, dy plantacione me rrënjë kanabis e dy pistoleta me numër serie të fshirë.

Autoritetet e Antiamafias Italiane kanë theksuar se operacioni Zemra çoi në total 118 urdhër arrestime e sekuestrime pasurish me vlerë disa milioan euro. Këto arrestime janë kryen falë rrëfimit të katër shtetasve italainë bashkëpunëtorë të drejtësisë.Ndërsa 11 arrestimet e sotme janë ekzekutuar në provincat e Barit, Pavia e Bata.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *