Gjatë orëve të natës është kërcënuar dhe goditur kryebashkiaku dhe njëkohësisht kandidati i PS-së për bashkinë e Kolonjës Erion Isai.
Sipas informacioneve mësohet se Isai është goditur me grusht nga një simpatizant i koalicionit Bashkë Fitojmë ku prezent ka qenë edhe kandidati për kryebashkiak nga ky koalicion.
Kryebashkiaku ka qenë në Qafëzezë duke u kthyer në banesën e vet, kur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ethem Lumani së bashku me disa simpatizantë të opozitës kanë bllokuar rrugën dhe e kanë kërcënuar Isain.
Njeri nga simpatizantët e PD, Esmerald Kacolli, që kishte bllokuar rrugën i është afruar Isait duke e goditur me grusht në fytyrë. Pas kësaj ngjarje mësohet se kryetari i bashkisë Kolonjë ka shkuar në komisariat për të bërë denoncimin përkatës.