Një influencuese e njohur nga Maqedonia e Veriut, vajza e një politikani, u arrestua nga policia greke në Mykonos. Ajo është arrestuar si pjesë e një organizatë kriminale e trafikut të kokainës.
Në grupin që shkatërroi policia e ishullit të famshëm, siç zbulon protothema.gr, përveç biondes 21-vjeçare, janë arrestuar gjithashtu, kreu i bandës një 34-vjeçar nga Shkupi, bashkëpunëtori i tij një 35-vjeçar dhe një DJ i njohur libanez nga një familje e pasur.
Sipas dosjes hetimore, policia kishte kohë që po vëzhgonte grupin. 34-vjeçari drejtonte bashkëpunëtorët e tij se ku të ruanin drogën dhe si t’i bënin ato të disponueshme në treg duke grumbulluar paratë nga shitjet, ndërsa 35-vjeçari me ndihmën e influencueses 21-vjeçare, babai i të cilës është politikan nga shteti fqinj dhe nëna avokate, kishte ndërmarrë identifikimin e klientëve.