Goditet grupi kriminal në Angli/ Përdornin berberin si pikë takimi për të rekrutuar shoferët e kamionëve që të kalonin emigrantët

Katër anëtarë të një grupi kriminal të trafikimit të emigrantëve në drejtim të Anglisë janë lënë në burg nga gjykatë angleze. Ata sillnin në mënyrë ilegale emigrantë nga shteti i Francës dhe Belgjikës.

Policia britanike zbuloi se 33 vjeçari Gul Wali Jabarkhel, përdorte berberin e tij si një pikëtakimi për të rekrutuar shoferët e kamionëve duke iu kërkuar atyre që të sillnin emigrantë në Britaninë e Madhe. 33 vjeçari Jabarkhel, i cili pretendonte se kishte lidhje me bandat shqiptare të trafikut të qenieve njerëzore i jepte një shoferi 2500 paund për çdo person që mund të sillte nga Franca ose Belgjika, bën të ditur në njoftimin e saj Agjencia britanike kundër krimit dhe emigracionit.

Shoferi i merrte paratë pasi kishte kryer punën. Shoferët nuk kalonin ilegalisht më shumë se 5 emigrantë në të njëjtën kohë për shkak të rrezikut të zbulimit. Kontrabanda zhvillohej tre herë në muaj. Por Jabarkhel së bashku me bashkëpunëtorin e tij, 47 vjeçarin Baz Mohammed Jabarkhil e braktisën aktivitetin kriminal duke u kthyer në Kabul në Afganistan. Ata iu rikthyen sërish punës së mëparshme duke tentuar të hyjnë sërish në Britaninë e Madhe duke përdorur shoferët e kamionëve që ishin përpjekur të rekrutonin më parë. Bashkëpunëtorët e tyre si 19 vjeçari Rehan Murudkar, dhe 28 vjeçari Mohammad Rafique paguan 10 mijë paund për dy shokët e tyre nga Afganistani që të hynin ilegalisht në Britaninë e Madhe, por ata ranë në prangat e policisë. Të katër personat u dënuan me burg në Gjykatën e Kingston Crown.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *