Kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi është goditur me mjete të forta, mbrëmjen e sotme.
Bëhet me dije se Sulkuqi është goditur disa herë me levë në trup nga persona të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur sapo kancelari i Gjykatës ka dalë nga një bar-kafe afër Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.
Dyshohet se gjithçka ka ndodhur për shkak të detyrës.