Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Coreglia Antelminelli, në një provincë në Lucca(Itali).
Një punëtor shqiptar i cili ishte i angazhuar me prerjen e pyjeve, për arsye të paqarta është goditur nga një shtyllë telefonike. Ai ndodhet në gjendje të rëndë për shëndetin dhe ka marrë dëmtime në pjesën e kraharorit dhe të barkut.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:20 në një zonë të pyllëzuar, e cila ishte e vështirë për tu arritur nga ekipet e emergjencës.
Ekipet e urgjencës u vonuan pasi ishin të detyruar që të shkonin në këmbë në vendin e ngjarjes.
Shqiptari u çua me vështirësi te helikopteri dhe u transferua në spitalin Carregi të Firenzes. Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe karabinierët të cilët po hetojnë shkaqet e aksidentit.