Gjykata e Vlorës ka përcaktuar masën e sigurisë ndaj Gjergj Priftulit, shtetasi që goditi me gomone dy pushues në plazhin e Jalës.
Burime për median bëjnë me dije se Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndaj 37-vjeçarit.
Kujtojmë se i riu, Agustin Sefa është operuar dy herë pas dëmtimeve që ka marrë nga gomonia, e cila pa drejtues kaloi bregun dhe i kapërceu sipër trupit. Si dhe ka marrë dëmtime në organet e brendshme teksa ndodhet ende në rrezik për jetën teksa e fejuara e tij ka marrë dëmtime të lehta.