Shtyhet për në 20 korrik seanca në Gjykatën e Tiranës për Gerti Shehun i cili goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha. Incidenti ndodhi më 6 dhjetor të vitit të kaluar në nisje të një protestë që mbante opozita ditën ku në Tiranë mbahej Samiti i BE.
Shkak për shtyrjen u bë mungesa në seancë e Berishës.
Prokuroria ka kërkuar shtrim të detyrueshëm në spitalin psikiatrik të Shehut, si dhe që në seance të dëgjohet edhe pretendimi i të dëmtuarit.
Në seancë u tha se gjykata i ka dërguar serbisht shkrese Berishës për tu paraqitur në gjyq.
Vetë Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndronte pas këtij sulmi.