Sadio Mane do të gjobitet me 500 mijë euro nga Bayern Munich për goditjen me grusht ndaj shokut të skuadrës, Leroy Sane pas humbjes nga Manchester City.
Gjiganti bavarez e shikoi me vëmendje këtë rast dhe në fund doli me përfundimin se sulmuesi afrikan e meritonte një gjobë të tillë të rëndë pas veprimit aspak sportiv dhe aspak njerëzor, raporton “Goal.com”.
Dyshja u fjalos gjatë lojës së zhvilluar në “Etihad Stadium” të martën mbrëma, ndërsa situata eskaloi në dhomën e zhveshjes, ku pati sulm fizik të ish-futbollistit të Liverpoolit ndaj ish-lojtarit të Manchester Cityt.
Me këtë rast, mediumi gjerman “TZ” raporton se sulmuesi senegalez është i mërzitur nga vdekja e tezes së tij, ndërsa thuhet se Sane e ka fyere edhe në baza racore para se ai ta godiste.
Ai nuk ka shpërthyer siç pritej në “Allianz Arena” dhe të gjithë po e presin Manen e vërtetë.