Një 28-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi la goditur me mjete të forta një person.
Shtetasi me iniciale K.H., akuzohet për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobët, ku i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale A. H., 29 vjeç, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. H., 28 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në datën 29.07.2022, në këtë fshat, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë në fytyrë shtetasin A. H., 29 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.