Është zbuluar identiteti i personit që dhunoi barbarisht demokratët në ballkonin e PD. Ai është Sefer Shata dhe ka goditur me shkop demokratët që ishin ngjitur me shkallë në katin e dytë të selisë.
SYRI.net mëson se Sefer Shata është person me rrezikshmëri të madhe shoqërore. Ai është dënuar për vrasje me 25 vite burg.
Roja i Bashës, Astrit Gosturani ish-gardist dhe vëllai i këtij të fundit, Ylli Gosturani person në kërkim për dy pagosje me thikë dhe trafik droge në Gjermani, janë ata që drejtojnë grupin e mercenarëve të Lulzim Bashës.
/Priza.al/