Goditi motren e tij me mjet prerës në këmbë, procedohet penalisht 43-vjeçari

Po precedohet penalisht shtetasi E. S., 43 vjeç nën akuzën veper penale “Dhuna në familje”.

43-vjeçari ka pasur një konflikt çasti me motren e tij ku ai në nervozizëm e sipër ka goditur me mjet prerës në këmbë, motrën e tij, duke i shkaktuar një dëmtim sipërfaqësor.

U plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për këtë shtetase

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 43 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”. Ky shtetas, pas një konflikti të çastit në banesë, ka goditur me mjet prerës në këmbë, motrën e tij, duke i shkaktuar një dëmtim sipërfaqësor. Në vijim të veprimeve, për këtë shtetase u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *