Ish-efektivi Arjan Tase do të dalë sot në orën 10:30 para Gjykatës së Vlorës për masën e sigurisë, pasi aksidentoi për vdekje me skaf të miturën Joanda Avdian.
Fillimisht Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore njoftoi se ‘vrasje e kryer nga pakujdesia’ ishte akuza e ngritur ndaj ish-efektivit Tase por ditën e djeshme prokuroria e Vlorës rrëzoi të gjithë hetimin e bërë nga kjo e fundit. Prokuroria ka dërguar dosjen në gjykatë për veprën penale ‘vrasje me dashje’. Neni 76 i kodit penal parashikon që kjo vepër penale të dënohet me burg nga 10 deri në 20 vite.
Kujtojmë se tragjedia ndodhi teksa 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me drejtues i ish-shefin e komisariatit Arjan Tase e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Familja kishte vetëm disa ditë që kishte ardhur në Shqipëri për pushimet, pasi prej vitesh jetonin në Angli.