Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga efektivët e policisë për bimë narkotike pak kohë më parë, i riu ka qëlluar një punonjës të bluve.
39-vjeçari akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Njoftimi i Policisë:
Goditi, për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë, kapet dhe ndalohet 39-vjeçari.
Shërbimet e policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, ndaluan shtetasin A. V., 39 vjeç, banues në fshatin Kllobçisht, Dibër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Ndalimi i tij u bë pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, gjatë kohës që ky i fundit ka qenë i angazhuar për kontrollin e territorit, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.