Gjykata e Apelit do të mbajë ditën e nesërme një seancë gjyqësore, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e Gert Shehut për t’i shpëtuar arrestit me burg.
Avokatët e 30-vjeçarit kanë kërkuar ndryshim të masës nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” ose shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik.
Gert Shehu goditi liderin e opozitës, Sali Berisha, gjatë marshimit në protestën e 6 dhjetorit. Ai akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje e lehtë me dashje.