Azgan Haklaj ka folur në lidhje me konfiskimin e pasurive të familjes së deputetit të Partisë Demokratike, Kasem Mahmutaj
Ish-kreu i PD-së në Tropojë shprehu mos dakortësi në lidhje me pretendimet e Bregut se pasuritë e deputetit demokrat u konfiskuan se kaloi nga mbështetja për Bashën. Sakaq, përmendi edhe thirrjen e vazhdueshme të Bashës për vetting të politikanëve.
“Nuk jam dakord se Mahmutaj është goditur se ishte andej dhe kaloi këtej. SPAK do të vijojë me goditje të mëdha në të dyja krahët. Fillimi i kësaj goditje dëshmon se sa i domosdoshëm ka qenë vettingu i politikanëve”, tha Haklaj.