Pasi fitoi Topin e Artë vetëm disa javë më parë, tani mësoi se partnerja e tij Jordan Ozuna është shtatzënë dhe se do të kenë fëmijën e tyre të parë së bashku.
Është raportuar se Jordan Ozuna, të paktën përkohësisht, do të largohet nga puna e modelingut për t’u fokusuar në të qenit nënë.Ky nuk do të jetë fëmija i parë i lojtarit të Real Madridit, pasi ai tashmë ka tre. Prandaj, ai pret të katërtin.
Një nga fëmijët e tij nga një lidhje e mëparshme është Ibrahimi, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e Topit të Artë në Paris teksa sulmuesi merrte çmimin.Në intervistat e mëparshme, Benzema ka folur se sa e rëndësishme është familja për të.
“Familja ime më frymëzon, vlerat dhe morali që më dhanë prindërit më ndihmuan të qëndroja i njëjti person”, tha ai për Vogue.”Besimi im gjithashtu më ndihmon të jem i fokusuar çdo ditë. Më sjell përfitime dhe është forca ime për mua, familjen time, si dhe për punën time”