Gol që thyen rekord dhe asist, talenti i ri kthehet në hero dhe i jep fitoren Mançester Junajtid

Mançester Junajtid ka marrë një fitore me vuajtje në transfertën e Fulhamit, teksa mposhtën këta të fundit me rezultatin 1-2.

Në minutën e 15, Kristian Eriksen zhbllokoi ndeshjen për “Djajtë e kuq”. Me këtë gol, ai u bë danezi i parë që realizon për Junajtid që nga viti 1995, ku goli i fundit është realizuar nga Peter Shmajkëll.

Ekipi i Ten Hag rezistoi deri në minutën e 61, kur Xhejms vendosi ekuilibrat. Sërish mesfushori Eriksen u tregua protagonist absolut, teksa në fund dha asistin e golit të fitores për talentin Garnaço.

Pas kësaj fitoreje, Mançester Junajtid ngjitet në kuotën e 26 pikëve në vendin e 5, ndërsa Fulhami renditet në vendin e 9 me 19 pikë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *