Armando Broja duket se ka vendosur t’ia shpërblejë me stërvitje intensive dhe gola të shumtë besimin që trajneri Tomas Tuchel i ka dhënë te Chelsea, duke e mbajtur si zgjedhje të ekipit të parë.
Në një video të postuar nga klubi londinez në llogarinë në Twitter, Broja shihet teksa së bashku me sulmuesit e tjerë tenton të perfeksionojë goditjen në portë.
Dhe duket se ylli i Kombëtares së Shqipërisë ia ka dalë të lërë gjurmë, pasi këtë herë ka shënuar edhe me të majtën, që duhet thënë se nuk është këmba e tij e preferuar.