Golden Globes shpall fituesit/ Si asnjëherë më parë ceremonia mbahet pa audiencë, Nicole Kidman shpallet aktorja më e mirë në dramë

Lista e fituesve në Golden Globes 2022 nuk ishte e shkurtër, pavarësisht ceremonisë si e tillë. Jason Sudeikis, Andrew Garfield dhe Jean Smart ishin ndër aktorët e famshëm që u nderuan gjatë një ceremonie që nuk kishte audiencë dhe as që u transmetua në television.

Filmi më i mirë dramë  – ‘The Power of the Dog’, muzikal dhe  komedi – ‘West Side Story’, Aktorja më e mirë në një film dramë u shpall Nicole Kidman për rolin e saj në ‘Being The Ricardos’. Kjo e fundit tejkaloi të nominuarat si Lady Gaga, Jessica Chastain apo Kristen Stewart.

Aktori më i mirë u shpall Will Smith për ‘King Richard’ kurse Billie Eilish dhe vëllai i saj, Finneas O’Connell morën çmimin për këngën më të mirë në film, referuar ‘No Time To Die’, kolona zanore e filmit të ri të James Bond

Kate Winslet, e cila luajti si detektive në dramën e krimit ‘Mare of Easttown’, fitoi aktoren më të mirë në një miniserial apo film televiziv. Nga ana e filmit, Garfield fitoi aktorin më të mirë në për interpretimin e tij si shkrimtari i ‘Rent’ Jonathan Larson në ‘Tick, Tick … Boom!’

‘Belfast’, i cili u shkrua dhe u drejtua nga Kenneth Branagh, fitoi si skenari më i mirë. ‘Succession’, ndërkohë, kryesoi të gjitha serialet me pesë nominime.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *